Lajme

Zana Avdiu: Vjosa Osmani ka ndërtuar marrëdhënie të forta me ShBA-në, NATO e Turqinë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:23 / 14 February 2026

Zana Avdiu, analiste në T7 dhe autore e emisionit feminist “Zanat”, ka publikuar një video-opinion në lidhje me presidenten e Vjosa Osmani.

E publikuar në kuadër të Gazetës Politika, Avdiu ka vlerësuar se Osmani është konsideruar nga diplomatët amerikanë si “garantuese” e marrëdhënieve mes ShBA-së dhe Kosovës.

Tutje, Avdiu theksoi se Osmani ka ndërtuar marrëdhënie të mira me ShBA-në, NATO-n e Turqinë.

“Ajo ka ndërtuar marrëdhënie të forta edhe me udhëheqjen amerikane. U ftua si e vetmja nga rajoni si themeluese e Bordit të Paqes, duke dëshmuar peshën e saj në arenën ndërkombëtare.

Raporte të mira ka edhe me NATO-n. Sekretari i Përgjithshëm, Mark Rutte, ka folur shpesh me vlerësim për rolin e saj. Ai ka theksuar se presidentja e Kosovës ka pasur ndikim jo vetëm në vend, por në gjithë rajonin, dhe se gëzon respekt të madh në Bashkimin Evropian. Madje, njëherë e ka quajtur edhe “presidentja ime e preferuar”” – ka vlerësuar Avdiu, transmeton Gazeta Politika.