12:54 / 18 February 2023
Në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka mbërritur një zarf i kuq me emrin Oltës. Aktorja do të ketë një avantazh në lojë të shtunën pasi grupi i saj u shpall fitues gjatë lojës me litarë. Avantazhi që ka Olta do të mësohet në spektaklit e të shtunës ndonëse banorët janë të sigurt se lidhet me nominimet.

Pas kësaj situate ka ardhur dhe një reagim nga Efi, e cila mendon njësoj si banorët që Oltës do t’i jepet mundësia të çojë në televotim 3 banorë.
“Përsëri një zarf i kuq në dorë të Oltës, nuk e di nuk kam koment, kam ngel pa fjalë”, shprehet Efi, e cila doli nga shtëpia e BB pikërisht prej një zarfi të kuq që i dha mundësinë Deas të çonte në nominim atë, Luizin dhe Kiarën.
