6:35 / 25 May 2024
Sonte një spektakël me plotë emocion i pret ndjekësit e Big Brother VIP Albania 3.
Ashtu siç është paralajmëruar që më shumë së një muaj, data 25 maj do të jetë nata finale e këtij formati, shkruan lajmi.net.
Produksioni sot ka njoftuar që do të këtë një maratonë surprizash për fansat duke mos zbuluar se çfarë saktësisht.
Por njërën nga to veçse e ka zbuluar këngëtarja Elvana Gjata.
Ajo me postim në Instagram ka lënë të nënkuptohet se sonte ajo do të përformoj për finalistet.
“Sonte? BBV3”, ka shkruar artisja në Instastory.
