Lajme

Zbulohet motivi që dyshohet se çoi në vrasjen e dy vëllezërve në Gjakovë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:05 / 25 June 2023

Dy vëllezër janë vrarë sot në fshatin Madanaj të Gjakovës.

Lajmin e ka konfirmuar Drejtori Rajonal i Policisë në Gjakovë Lumni Graishta.

Ai tha se sipas hetimeve të deritanishme, dyshohet se deri te akti erdhi pas mosmarrëveshjeve të një prone.

“Viktimat janë vëllëzër, po shpresojmë që e kemi identifikuar edhe dorasin i cili s’ka të bëjë asgjë familjarsht me dy viktimat. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve rreth një prone. Hetimet janë duke vazhduar”, tha Graishta për Paparacin.