Lajme

Zbulohet “sekreti” mes Julit dhe Heidit jashtë BBVA

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:19 / 16 May 2024

Françeska ka habitur banorët dhe publikun me një deklaratë të bërë në mesnatë.

Ajo është shprehur se Jul Deda njihet me babain e Heidi Bacit jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP”, pasi të dy janë shkodran.

Françeska shtoi se Juli është takuar me babain e Heidit para se të bëhej pjesë e programit, madje i premtoi se do të kujdeset për të.Zgjidhni Finalistin e Dytë!

BISEDA:

Françeska: Ti e ke shok babain e Heidit!

Juli: Jo nuk e njoh fare! Po mir e kam shok, çfarë problemi ka?

Françeska: Prandaj e mbron ti Heidin se i ke dhënë fjalën babait të saj para se të futesh në këtë shtëpi që ti do të kujdesesh për Heidin

Juli: A e thua seriozisht këtë apo po tallesh?

Françeska: Po seriozisht.

Juli: Uaaa

Françeska: Jo me mua Juli se unë i zbuloj të gjitha gjërat. Ti e ke shok babain e Heidit. Te dy jeni shkodran dhe ti kur e more vesh që Heidi do u fuste në “Big Brother” keni kontaktuar me njëri-tjetrin

Juli: Me kë moj?!

Françeska: Ai të ka thënë ty kujdes vajzën dhe ti ke thënë patjetër. Prandaj ti e mban afër atë vajzë që ditën e parë

Juli: Me kë kam kontaktuar?

Franceska: Juli të kam zbuluar

Heidi: Është akoma ajo teoria që Juli njeh babain tim?

Françeska: Po, pranoje Heidi

Heidi: Tani Jul ta themi se…

Juli: Jo prit edhe pak ta zbulojë

Heidi: Po njihemi

Françeska: A e sheh se ju zbulova

Juli: Po pse Bac, ta kishe thënë të shtunën

Heidi: Ti ke ngrënë dreka e darka te shtëpia ime në Itali