1:32 / 7 September 2023
Para disa ditësh Luiz Ejlli dhe Elvis Pupa kanë treguar se kanë një surprizë dhe më në fund është zbuluar. Mesa duket surpriza e tyre është bashkëpunimi muzikor, projekt për të cilin Luizi ka folur shpesh këto ditë.
Këtë e ka treguar vetë Elvisi me anë të një InstaStory, ku duket gjatë një videoklipi kënge dhe ka etiketuar Luizin.

Së fundmi Luizi paralajmëroi se kënga e tij e re do të publikohet ditën e sotme ama vetëm pak më parë këngëtari me anë të një video tregoi për shkak të disa procedurave të YouTube, duhen edhe të paktën 48 orë që kënga të jetë në platformën YouTube.