Lajme

Zëdhënësi i AAK-së: Kush je ti Albin Kurti? Dil trego, a je agjent serb?

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:04 / 19 November 2022
Politikani serb, Nenat Çanaku ka deklaruar se Albin Kurti u rekrutua nga Shesheli, e për këtë s’ka dyshim.

Pas kësaj ka reaguar zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka pyetur se kush është Albin Kurti, derisa i ka kërkuar atij që të deklarohet lidhur me këtë.

Blaka e ka pyetur Kurtin se a është trajnuar dhe rekrutuar nga Shesheli për agjent serb dhe se a është edhe sot agjent rus.

Postimi i tij i plotë:

Kush je ti Albin Kurti? Prej mbrojtjes së minoriteteve me organizatën KAN e deri te “bashkimi kombëtar” me partinë e cila nuk është as 1% në “idealet fillestare” që paskan qenë fallce.

Del e deklarohu se çka është puna jote. Sa ma shumë vanohesh, pyetjet veq po të shtohen.

A është e vërtetë që je trajnuar dhe rekrutuar nga Shesheli për agjent serb? A je edhe sot agjent serb?

Del o njeri, trego???!