Ballina

Zeka: “Albin Kurti dhe Vjosa Osmani e humbën veriun”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:28 / 28 December 2022

Sonte i ftuari i radhës, Milaim Zeka në intervistën e dhënë për gazetarin Ridvan Berisha, në kuadër të emisionit politik DEBAT, theksoi se presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti e kanë humbur veriun, dhe situatën nën kontroll mund ta kthejnë vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Analisti Zeka ka vazhduar me kritikat ndaj kryeministrit Kurti, duke thënë që ecja përpara e vendit nuk bëhet duke i kundërshtuar akterët ndërkombëtar.

“Albin Kurti po mendon që sovraniteti, integriteti, pavarësia e Kosovës, ecja përpara e Kosovës bëhet duke e kundërshtuar edhe KFOR-in edhe NATO-n edhe Amerikën edhe Bashkimin Evropian.” theksoi Zeka.

Tutje ai vazhdoi duke thënë që Kurti i ka kthyer mandatin e EULEX-it, dhe e gjithë gjendja aktuale në veri është për shkak të gabimeve trashanike politike, dhe për këtë ia ka dorëzuar veriun Vuçiqit.

“Ky nuk ka nevojë me thirrë as KFOR-in e as askënd e ke bërë punën “bërllog”, i ke vendosur barrikadat atje me fajin tënd politik, urëdho heqi! Pse, për çka ka ky me pyt, pse me kërku këta prej EULEX-it? A e sheh që e riaktivizuan, e rimandatuan EULEX-in? EULEX-i ka vetëm mandat vëzhgues, tash është ashtu qysh ka qenë në 2008-2009. Kufinjtë i bllokoj, e gjithë kjo është bërë për shkak të gabimeve të tij, trashanike politike e të pariparueshme dhe ia dorëzoj komplet veriun e Kosovës, Vuçiqit” përfundoi Zeka.