Lajme

Zeka: Nuk mundesh më folë për 17 Shkurtin pa e përmendur Hashim Thaçin

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:52 / 17 February 2023

Gazetari Milaim Zeka ka kritikuar liderët institucionalë të Kosovës që në Ditën e Pavarësisë nuk kanë përmendur emrin e ish-kryeministrit Hashim Thaçi, i cili kishte lexuar Deklaratën e Pavarësisë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se nuk mund të flitet për 17 Shkurtin e të mos përmendet emri i Hashim Thaçit.

Ai ka thënë se ata që nuk e përmendin Hashim Thaçin i mbuloftë turpi.

A mundesh me fole per 28 Nentorin e vitit 1912, pa e permendur Ismail Qemajlin? A mundesh me fole per 17 Shkurtin e Vitit 2008, pa e permendur Hashim Thaçin? Mundesh, ama njerezit thone se je i\e çmendur, maskara, legen, zorre e trashe e Serbise, qe flet shqip, ama mendon serbisht. Per dy veta e kam: Nje femer e nje mashkull. Nuk po ua permend emrat ne kete feste, sepse rrezik me infektohet goja. Turpi i mbulofte!!!”, ka shkruar Zeka.