Gazetari Milaim Zeka ka vazhduar kritikat ndaj kryeministrit Albin Kurti në raport me dialogun me Serbinë..
Ai ka vlerësuar se fajtori kryesore që Kosova gjendet në këtë situatë jo të mirë është Albin Kurti.
Në profilin tij në “Facebook”, ai ka postuar një foto me ish-presidentin Hashim Thaçi, duke e lavdëruar atë për veprime që ka ndjekur në politiken e jashtme.
Sipas tij, Hashim Thaci në politikë të jashtm ka qenë mbret.
“Dialogu me Serbine dhe gomari i Nastradinit Nastradini i kish thane miletit se i ka dhane vetes nje detyre per me mesu gomarin mos me hanger asnje gje. Kaluan disa jave, Nastradini nuk po i jep ushqim gomarit, edhe pas disa javesh, ai ngordhi. Erdhen njerezit, edhe po e pyesin: -He, Nastradin? Valla, tamam e mesova, po ngordhi. Keshtu kemi ardhe ne kete gjendje. Fajtori nr 1 per izolim, per bllokim, per situaten mat perpara Serbise, te gjithe e dine qe eshte Albin Kurti, ama s’kemi qare pa e pranu marreveshjen. Keq me pranu, dy here ma keq me refuzu!!! Ky dosti qe mujke me zgjidhe problemin me Serbine, ashte ne Hage. Per politike te brendshme kurr nuk e kam pas mbeshtetur, ama per politike te jashtme, bash mbret ka qene, sipas meje”, ka shkruar Zeka.