Lajme

Zelenskyy si Rugova, nuk e braktisi popullin e tij!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:30 / 18 July 2022

Emri më i përfolur në botë është aktualisht ai i presidentit ukrainian Zelenskyy. Gatishëmria e tij për t’i qëndruar pranë popullit të tij në momentet më kritike të saja, janë vlerësuar dhe respektuar nga mbarë bota. Bota po e mbështet fortë presidentin 44 vjeçar, i cili ka arritur t’ia merr vëmendjen të cilën Putinit synonte, përveç tjerave.

Në vazhdën e krahasimeve që po bëhen, në paralelizmin e rolit të tij si president në periudhën e luftës, me vendosmërinë e tij për mos të braktisur popullin, Zelenskyy mund të krahasohet me presidentin Rugova. Njësoj,e dhe Rugova ishte president dhe po ashtu nuk e braktisi vendin e tij, derisa u morë peng.

Për më tepër , Rugova nuk kishte fuqinë që e ka sot Ukraina, nuk e kishte as mbështetjen me armatim që e ka sot Ukraina, kështu që ka dallime në forcën që posedonte njëri dhe tjetri. Megjithatë, kanë ngjamëri në kokëfortësinë për të lënë popullin e tyre, në këmbim të shpëtimit të vetës.

Rugova, pas nënshkrimit të marrëveshjes së Rambujes në Paris, kishte mundësi mos të kthehej, që të cilën ia kishin rekomanduar ndërkombëtarët, mirëpo ai erdhi, tha jam i popullit dhe do të qëndrojë me popull. Një lider i tillë i duhet popullit. Rugova nuk kishte fatin të kishte ushtri të organizuar si Ukraina, as të merrte armë nga bota siç po merr Ukraina, në të kundërtën kurrë s`do të ishte larguar nga Kosova.

Edhe ashtu siç ishte, nuk e la popullin derisa u morë peng nga serbët, gjë të cilën e ka shpjeguar më së miri gazetarja gjermane, e cila ishte dëshmitare e krejt asaj ngjarje, për të cilën disa akoma kanë dyshime. Sa më shumë kalon koha, aq më shumë shtohet vlera e Rugovës, të tjerët krahasohen me Rugovën, jo Rugova me të tjerët.

Njeri i urtë, peshë i kishte fjala, mendimi, qëndrimi, ishte çelik në butësinë e tij. Zenelskyy i dëshmoi botës se kur e do atdheun, s`ka forcë që mund të të mposht, pavarësisht se përballë mund të keni fuqinë e dytë ushtarake në botë. Kosova dhe Ukraina, janë me fat që në krye të tyre, në kohët më të vështira, ishte Rugova për Kosovën dhe Zenelskyy për Ukrainën që me vendosmërinë tyre, arritën që para botës të shfaqnin fytyrën e vërtetë të Serbisë, dhe Rusisë. Të dyja janë njësoj, urrejnë të tjerët. Kështu që, si Millosheviçi, ashtu edhe Putini do të përfundojnë në Hagë dhe aty do gjykohet si kriminelë të luftës. Pavarësisht se shqiptarët e Kosovës dhe ukrainasit nuk është se i lidh shumë historia, ata kanë një të përbashkët, qëndresën ndaj agresorit serbo-rus, të cilët nuk arritën asnjëherë të gjunjëzonin një popull të lirë, pavarësisht forcës së tyre ushtarake.