Lajme

Zemaj: Abdixhiku kismet do bëhet kryeministër me vota

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:05 / 23 February 2023

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se nuk ka plane që të rrëzohet qeveria Kurti nga opozita.

Zemaj, duke komentuar akuzat e pozitës se po përgatit një plan për rrëzimin e qeverisë, ka thënë se kjo nuk është as e mundur.

“LDK kthehet në pushtet vetëm me vota. Abdixhiku bëhet kryeministër vetëm me vota, jo ndryshe. Nuk ka mundësi tjetër dhe të tjerat janë vetëm akuza pa bazë” Opozita nuk i ka as votat për ta rrëzuar Qeverinë”, tha ai.

“Tendenca e Vv’së, kryeministrit dhe eksponentëve që të thotë se pranojmë planin franko-gjerman, e pastaj e qet tjetrin të thotë nuk e pranojmë Ascoiacionin e tjetrin që nuk e pranojmë një pikë tjetër është e gabuar. Ne kërkojmë përgjegjësi”, shtoi ai.

“Kur kemi folur ne me Escobarin, apo Escobarat që po thotë ai, ky ka qenë duke luftuar pavarësinë, e marrëveshjet e të tjerat. Kur ua kemi thënë ne Escobarëve që do të jemi të pavarur, ky ka qenë në demonstrata. Pavarësinë po e feston përgjysmë. Dikush nuk e njeh himnin, dikush Kushtetutën e dikush simbolet”, përfundoi ai.