Lajme

Zemaj drejtuar pozitës Me vulën e SHBA-së jeni hajna të çertifikuar

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:28 / 2 May 2024

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, e ka quajtur mazhorancën hajna të certifikuar, teksa ka folur në seancën plenare ku po diskutohet raporti i Departamentit amerikan të Shtetit.

Zemaj ka deklaruar se ato gjetje janë adresuar disa herë nga LDK-ja dhe se nuk janë marrë përbazë asnjëherë.

“Raporti i DASH shihet qartë që rrënoi për tokë një propagandë të shumicës ‘se kemi luftuar korrupsionin’. Në fakt ju po i luftoni ata që po e luftojnë vërtet korrupsionin. Tani kur e kemi raportin e DASh-it i cili veç se ka konfirmua secilin shqetësim tonin si LDK tani me vulën e SHBA-ve jeni hajna të certifikuar. Sepse qeveri juaja që erdhi në pushte për ta luftuar korrupsionin por emërtohet korrupsion serioz qeveritar. Kjo nuk mund të ishte ndryshe kur vjedhin në bukë e grurë të rezervave shtetërore”, ka thënë ai.