Lajme

Zemaj i uron shërim të shpejtë ministrit Latifi

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:08 / 10 June 2022

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj i ka uruar shërim të shpejtë dhe shëndet të mirë ministrit aktual të këtij dikasteri, Rifat Latifi.

Ky i fundit i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik nga apendisiti, teksa aktualisht po trajtohet në spital.

Sipas raportimeve, ai është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Ministri i Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi, sot iu paska nënshtruar një intervenimi kirurgjik nga apendisiti. Me këtë rast, ministrit Latifi i uroj shërim sa më të shpejtë dhe shëndet sa më të mire”, ka shkruar Zemaj.