4:32 / 23 April 2023
Javën e kaluar për shkak të mungesës së deputetëve nuk u arrit të mbahet seanca e Kuvendit.
Kryetari i këtij institucioni, Glauk Konjufca tha se kjo mazhorancë duhet të shkojë në shtëpi.
Në një intervistë për lajmi.net, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj thotë se shumica parlamentare nuk po tregohet serioze.
‘’Shumica parlamentare nuk po tregohet serioze, ka pika të rendit të ditës që janë që nga dhjetori i vitit të kaluar’’, thotë Zemaj.
Më tutje Zemaj thotë se Vetëvendosje ka ende nostalgji prej 14 shkurtit.
‘’Vetëvendosja ka nostalgji që nga 14 shkurti por qytetarët ia treguan vendin qysh në zgjedhjet lokale ku VV-ja nuk morri më shumë se tre komuna’’, thotë Zemaj.
Deputeti i LDK-së për lajmi.net thotë se kurdo që mbahen zgjedhjet kjo parti do të dalë fituese.