Gjatë ditës së sotme Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media.
Në këtë konferencë, ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka hedhur kritika të ashpëra për gjendjen e këtij sektori.
Zemaj ka thënë se nga qeverisja e partisë në pushtet, gjendja në sektorin e shëndetësisë vazhdon të përkeqësohet më shumë.
“Tashmë kur po kalojnë tri vjet nga qeverisja e partisë në pushtet, gjendja në sektorin e shëndetësisë vazhdon të përkeqësohet më shumë. Këtë fakt nuk po e themi vetëm ne si LDK, por të gjithë mekanizmat e shëndetësisë duke filluar nga gazetarët që hulumtojnë dhe raportojnë për shëndetësi e deri tek Raporti i Progresit për vendin”, ka thënë Zemaj.
Më tutje deputeti i LDK-së ka thënë tutje se kjo Qeveri nuk po punon fare në sektorin e shëndetësisë, duke treguar disa fakte që sipas tij tregojnë mospunën e Qeverisë.