Lajme

Zemaj: Pushteti i VV-së është i propagandës…Kuptoni…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:24 / 5 October 2023

Rezoluta e propozuar nga PDK për fuqizimin e Policisë së Kosovës, nuk është futur në rend dite, pasi nuk është votuar mjaftueshëm nga deputetët, për shkak se Vetëvendosje abstenoi.

Mosvotimi për ta hapur rrugën për votimin e rezolutës është kritikuar nga deputetët e opozitës.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj tha se pushteti i VV-së është, pushtet i propagandës dhe zhurmës në rrjete sociale dhe jo për ta ndihmuar Policinë.

“Shumica parlamentare VV-së votoj kundër diskutimit për shtesat, rrezikshmërinë dhe pagat dhe pensionimin e parakohshëm të Policisë së Kosovës, ndërkohë që punën e shkelqyeshme të tyre po provojnë ta përvetsojnë me çdo kusht.

Pushteti i VV-së është, pushtet i propagandës dhe zhurmës në rrjete sociale, asesi i veprave për t’i dalur në ndihmë policisë së Kosovës.“