Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, tha se kryeministri i vendit, Albin Kurti, si opozitar, kishte instaluar logjikën se kushdo që negocion me Serbinë është tradhtar.
Zemaj, u shpreh se qytetarët nuk dinë më se kujt t’i besojnë, Kurtit si opozitar apo si pushtetar.
“Është mirë që para se të merresh e të gjykosh gabimet e të tjerëve t’i shohësh gabimet tua zotëri Kurti, Ahtisarin e trashëgove ndërsa plusin e shtove tash me marrëveshjen e fundit. Pakoja e Ahtisarit e bëri Kosovën ndërsa plusin e shtove. U bëre i padrejtë për vetën dhe për vendin, mos të harrojmë se procesi i dialogut që nisi vite me parë me ndërmjetësimin e ndërkombëtareve kishte për qëllim normalizimin e raporteve me Serbinë ndërsa gjithçka refuzohej nga Kurti si opozitar dhe tash edhe si kryeministër”, tha ai.
Ai e pyeti kryeministrin, se për çfarë statusi të Kishës Ortodokse Serbe bëhet fjalë në këtë nen, dhe se çfarë sigurie do të ofrojë Kosova siç parasheh propozimi evropian.
“A je i vetëdijshëm se, nëse fëmijët tanë dëshirojnë të vizitojnë natyrën e bukur në Manastirin e Deçanit, duhet të shkojnë me pasaporta? A je ka e din çka je ka bën? A je n’tokë t’bukës?”, iu drejtua Kurtit, deputeti i LDK-së.