Lajme

Zemaj thotë se LDK ka njerëz me potencial për president të vendit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:25 / 22 February 2026

Deputeti i LDK-së thotë se partia nuk ka vendim politik për kandidatin e saj për president, duke vlerësuar potencialin e brendshëm për pozita të larta shtetërore.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka folur për procesin e zgjedhjes së presidentit, duke theksuar se negociatat dhe vendimet për këtë çështje janë përgjegjësi e subjekteve politike.

“Negociatat u takojnë subjekteve politike apo hapja e një teme si do të mbarëvahet a do të ketë konsensus për një emër që propozohet. I takon çdo subjekti politik parlamentar që duhet të jetë pjesë e zgjidhjes së presidentit…Negociatat i takojnë subjekteve politike,” tha Zemaj për KosovaPress.

I pyetur nëse LDK do të ketë kandidatin e vet për president, Zemaj u përgjigj: “Nuk ka vendim politik të LDK-së. Nuk është bisedë që a do të kemi kandidat, gjithmonë kemi pas potencial që të kemi njerëz që janë shembull në udhëheqje e lidership, qoftë për president apo kryeministër.”

Zemaj gjithashtu theksoi se brenda partisë ka individë me potencial për pozita të larta shtetërore, por se çdo vendim për kandidaturën presidenciale do të merret më vonë në bazë të konsensusit politik.