Lajme

Zemaj: Vuçiqi bazuar në këtë draft-statut do të kërkojë federalizim të Kosovës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:38 / 7 December 2023

Duke e komentuar draft-statutin e Asociacionit që LDK e pranoi nga emisari i BE-së, Emisar Lajçak, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka kritikuar Kurtin se ka rrëshqitur në agjendën e Vuçiqit.

Zemaj ka thënë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, përmes Asociacionit bazuar në këtë draftstatut mund të kërkojë federalizmin e Kosovës.

“Ajo çka është gjenerale është kritikat që i kemi përcjellë, që i kemi pasur dhe sugjerimet që ne i kemi thënë zotit Kurti që je duke rrëshqitur në një agjende e cila nuk i ndihmon Kosovës, nuk i ndihmon fuqizimit të shtetit. Dhe je duke rrëshqitur në agjendën e Aleksandër Vuçiq, kur në një të ardhme të afërt ose të largët ka më kërkua federalizim të Kosovës përmes Asociacionit”, ka thënë Zemaj në RTV Dukagjini.

Ai ka thënë se ky draftstatut është i dëmshëm për Kosovën, për qytetarët e vendit dhe për raportet ndëretnike.

“Mund të jetë draft më i mirë se si e lexon. Dhe mënyrën se si ka ardh seri te ky draft. Mund të jetë i mirë për të fatkeqësisht, po është i dëmshëm për Kosovës dhe qytetarët tanë. Por duhet të jetë i dëmshëm edhe për raportet ndëretnike”, ka theksuar Zemaj.