Pjesë e shkëputur nga shkrimi i publicistit Idriz Zeqiraj për gazetën Bota Sot
Sa i befasishëm, aq edhe zhgënjyes, është veprimi i papritur i kryeministrit Kurti, kur shprehë pendesë, për sugjërimin e tij “Shko Hashim në Hagë” dhe kërkon rehabilitimin e të arrestuarëve, me justifikimin se “kanë bërë luftë të fortë”, ndërkohë që, nga të katër të akuzuarit, tre syrësh nuk ishin fare pjesë e luftës. Lajthitjet e shefit të Qeverisë, i përsëritën, hipokrizisht, edhe ndoca nga vartësit e tij. Dhe, premtimi i madh i Kurtit, për luftimin kundër krimit të organizuar dhe hajnisë zyrtare, u relativizua. Tashmë, kriminelët dhe hajnat janë trimëruar. Andaj, janë shtuar edhe hajnitë me grabitje të bankave; vjedhjeve me thyerje të dyerëve të shtëpive private të qytetarëve. Partitë-banda të PAN-it, me kriminelë e hajna potencialë, u gëzuan shumë”, vlerëson Zeqiraj.
Lajme
Zeqiraj: Kurti po justifikohet se të arrestuarit në Hagë kanë bërë “luftë të fortë”, ndërkohë që, nga të katër të akuzuarit, tre syrësh nuk ishin fare pjesë e luftës….
2:21 / 13 August 2022