Lajme

Zeqiraj: “Nëse Amerika e çliroi Kosovën, nuk është hiç e ndershme dhe as e drejtë, që tani të fillojë copëtimin e saj!”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:53 / 30 October 2023

Zeqiraj thotë se miqtë e vjetër të Presidentit Rugova, gazetarë, profesorë, akademikë, kongresmenë, senatorë, disa syresh lobues për Trumpin president, në mes tyre edhe shqiptarë të zëshëm, i reaguan ashpër, me qortim e lutje – njëherësh, me një letër të gjatë dhe fort të argumentuar: “Nëse Amerika e çliroi Kosovën, nuk është hiç e ndershme dhe as e drejtë, që tani të fillojë copëtimin e saj!”

“Fatmirësisht, presidenti Trump, reagoi shpejt dhe pozitivisht, duke e shkarkuar Bolton-in, me akuzën  e rëndë se “punonte fshehurazi, për ndarjen e Kosovës!” Por, e la në detyrë dhe të pacënuar emisarin e tij Grennell, i cili mori bekimin e komandantëve të shantazhuar Kosovës, për të vazhduar “avazin” e ndarjes, qoftë edhe me lobim të paguar. Hashimi në ethe, vazhdonte ecejakët në Amerikë, rrinte me ditë e javë, aktivizoi ambasadën tonë atje, përmes Ramës, edhe atë shqiptare. Edhe lobuesit shqiptarë, dikur të zëshëm në SHBA, për lirinë e Kosovës, tani, harruan Kosovën dhe lobonin për shpëtimin e Hashimit. Konkretisht, duke shfrytëzuar njohjet e hershme, me personalitetet amerikane, përfshi edhe presidentin shumë të dashur dhe të respektuar për shqiptarët e përbotshëm, Billd Clinton, kërkonin, me ngulm, zhbërjen e Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë. Vërtet, paradoks i skajshëm”, thekson Zeqiraj. 

Ai thotë se edhe diplomatja boshnjake, e zuri ambasadore n e Kosovës, Vlora Çitaku, duke lobuar, për ndarjen e Kosovës dhe i reagoi ashpër, duke e denoncuar publikisht atë. Ministrja për Integrime, Dhurata Hoxha, pagoi mijëra euro një agjenci lobuese në Paris, për lobim të ndarjes së Kosovës!

“SHBA, Gjermania, Anglia kishin përcjellë lëvizjet gjithë ankth të presidentit Hashim Thaçi, për ndarjen e përshpejtuar të Kosovës. Por, shtetet e cituara nuk e donin një kufi me Serbinë, respektivisht, edhe me Rusinë, në mes të qytetit të Mitrovicës, në vend që të mbetet kufiri shtetëror i Kosovës atje ku është tani, prapa kodrave, maleve. Megjithatë, Grennell nuk dorëzohej lehtë. Por, rezistenca e Albin Kurtit, në cilësinë e kryeministrit, refuzimi për të shkuar në takim në Shtëpinë e Bardhë, arsyetimi i mençur të këtij refuzimi, ua dha mësimin e duhur tandemit Grennell-Hashim”, vlerësoi publicist Zeqiraj për ‘Bota sot’.