Kjo pasi nuk kanë bërë reformat e duhura, përveç ulërimave shpifëse, sharëse ndaj qeverisë.
“Rrjedhimisht, gjasat e opozitës PAN-iste në përballjen e suksesshme me pozitën aktuale në pushtet, nuk janë aspak premtuese. Pritjet për rezultatin zgjedhor të 9 shkurtit të ardhshëm, do të jenë zhgënjyese, sepse përveç ulurimave shpifëse, sharëse dhe denigruese ndaj pozitës, nuk kanë bërë asnjë reformë, asnjë nismë, për të nxjerrur partitë e tyre nga bataku humbës i 14 shkurtit 2021. Të tmerruar nga reformimi, përshkak të grupeve klanore brenda partiake, në veçanti në PDK, zhbërja e partisë dhe riformimi i partive të reja, me elementë të pa inkriminuar, për të shpëtuar aq sa mund të shpëtohet nga anëtarësia aktuale. Sepse inkriminimi i partive-banda të PAN-it, është mjaftueshëm masiv”, shpjegoi publicisti.
Ndër të tjera, ‘goditi’ partitë e PAN-it, të cilat po kundërshtojnë veprimet sovraniste.
“Të gjitha veprimet sovraniste, PAN-istët e çoroditur e vulë-humbur, i quajnë se bëhen për përfitim votash nga pozita! Kjo na kujton një bisedë në mes të një serbi dhe një shqiptari:
Serbi pyet shqiptarin – përse lufton ti?
Shqiptari: Për bukë goje për vete dhe fëmijtë.
Shqiptari: Po ti, – pyet serbin?
Serbi: Për nder e lavdi.
Shqiptari: Vërtet, gjithë kush lufton për atë që i mungon.
Pikërisht, votat po i mungojnë opozitës. Andaj, “ia çajnë hallin kalorësit që po i varën këmbët!””, përmbylli Idriz Zeqiraj për “Bota sot”.