Ballina

Zeqiri: S’e di a do të shkoj në komunë, do ta shikoj pas takimit me Hovenier

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:43 / 29 May 2023

Kryetarët e sapozgjedhur në komunat veriore të Kosovës pritet të mbajnë takim të hënën nga ora 09:00 me ambasadorin e Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier.

Temë diskutimi pritet të jetë situata e tensionuar në veri dhe hapat e ardhshëm.

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka thënë se fillimisht do të shkoj për takim me ambasadorin e pastaj do të vendos a të shkoj në komunë a po jo.

Ndryshe në tri komunat veriore, qytetarët serbë të udhëhequr nga Lista Serbe, janë mbledhur për të protestuar në kundërshtim të kryetarëve të sapozgjedhur në veri.