Lajme

Zgjedhja e presidentes / Halil Geci paralajmëron opozitën: Ajo që nuk i gjeti në zgjedhjet e fundit, do t’i përballë më ashpër në zgjedhjet që po i provokojnë vetë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:27 / 12 January 2026

Veprimtari Halil Geci ka deklaruar se çdo tentativë e opozitës për të bojkotuar ose sabotuar zgjedhjen e Presidentes së Republikës përbën bllokadë të qëllimshme institucionale dhe shpërfillje të vullnetit qytetar.

Sipas tij, bllokimi i institucioneve nuk është strategji politike, por rrugë e sigurt drejt ndëshkimit elektoral.

Geci theksoi se opozita duhet të zgjedhë mes përgjegjësisë shtetërore dhe skenarëve bllokues, duke paralajmëruar se zgjedhjet e reja mbeten një opsion i hapur.

Ai shtoi se qytetarët nuk e shpërblejnë sabotimin institucional dhe se Republika e Kosovës nuk mund të ndalet nga bojkotet politike.

Shkrimi i plotë:

BOJKOTI NUK KALON

KUSH SABOTON ZGJEDHJEN PRESIDENTES, PËRBALLET ME NDËSHKIMIN E VOTËS QYTETARE

Mesazh për opozitën

Bllokada institucionale nuk është strategji politike, është rrugë e sigurt drejt ndëshkimit elektoral

Çdo tentativë e opozitës për të bojkotuar ose sabotuar zgjedhjen e Presidentes së Republikës përbën bllokadë të qëllimshme institucionale dhe shpërfillje flagrante të vullnetit të shumicës qytetare. Një veprim i tillë nuk është qëndrim politik legjitim, por akt i papërgjegjshëm ndaj rendit kushtetues dhe stabilitetit të shtetit.

Opozita ka një zgjedhje të qartë: të sillet me përgjegjësi shtetërore ose të vazhdojë me skenarë bllokues. Nëse zgjedh rrugën e dytë, zgjedhjet e reja janë opsion i hapur dhe plotësisht i gatshëm. Institucionet dhe qytetarët nuk do të mbeten peng i kalkulimeve të ngushta partiake.

Zgjedhjet e fundit dhanë një mesazh të qartë dhe të padiskutueshëm: qytetarët nuk e shpërblejnë bllokimin, pazaret politike dhe sabotimin e institucioneve. Çdo përpjekje për ta anashkaluar këtë realitet vetëm sa e thellon humbjen e besimit publik dhe e përshpejton ndëshkimin politik.

Nëse bojkotuesit mendojnë se mund të përsërisin skenarët e vjetër pa pasoja, gabohen rëndë. Ajo që nuk i gjeti në zgjedhjet e fundit, do t’i përballë shumë më ashpër në zgjedhjet që vetë po i provokojnë – përmes votës së lirë dhe verdiktit të prerë qytetar.

Republika e Kosovës nuk ndalet nga bllokadat politike. Presidentja nuk zëvendësohet me bojkot dhe sovraniteti nuk negociohet me presion. Kush zgjedh sabotimin institucional, zgjedh vetë edhe fundin e tij politik.