12:20 / 21 February 2026
Besian Mustafa, deputet i LDK-së, ka folur në lidhje me temën e zgjedhjes së presidentit.
Mustafa ka deklaruar se LDK-ja nuk do të qëndrojë në sallë, nëse nuk ka marrëveshje paraprake politike.
“Ai nënshtrohet LDK kujtdo qoftë? Jo, të ishim nënshtru e kishim pasur një rezultat më të mirë zgjedhor. Parimisht nuk do të duhej të qëndronim në një sallë, pa marrëveshje politike. Nëse i kërkohet LDK-së që të propozoj emra, kemi mjaftueshëm. Si brenda, ashtu edhe jashtë partisë. Numerikisht kemi 15 deputetë, vet nuk mundemi me bë një president”, tha Mustafa në “DPT te Fidani”.