Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se në 11 maj opozita do të bëhet mazhorancë e Shqipërisë, pasi qytetarët do e ndëshkojnë me votë keqqeverisjen socialiste. Në konferencën e fundit për këtë fushatë elektorale, Berisha i bëri thirrje diasporës që të vijnë në 11 maj në shqipëri për të votuar, duke i bërë një shërbim historik vendit. Lideri i opozitës theksoi se faktor i rëndësishëm i fushatës dhe fitores në 11 maj është edhe kryestrategu Chris Lacivita
Në konferencën e fundit për këtë fushatë elektorale, lideri i opozitës Sali Berisha i bëri thirrje diasporës që të vijë në Shqipëri në 11 maj dhe të ndëshkojë me votë keqqeverisjen socialiste.
Sali Berisha bëri me dije se përveç shqiptarëve, fitoren e opozitë e ka ndjerë edhe Edi Rama.
Berisha theksoi se faktor i rëndësishëm i fushatës dhe fitores në 11 maj është edhe Kryestrategu Chris Lacivita.
Sali Berisha deklaroi se Partia Popullore Evropiane e ka denoncnuar Eid Ramën për blerjen e votës në 5 mënyra.