6:44 / 11 January 2026
Bajram Gecaj, zyrtar i LDK-së, ka shkruar një status, në të cilin është përplasur me kolegen e tij nga LDK-ja, Shqipe Pantina.
Gecaj ka vlerësuar se LDK-ja ka pasur platformën më të mirë politike.
Tutje, Gecaj ka shkruar se edhe fushata e LDK-së ishte “solide”.
“LDK ka pasur platformën më të mirë politike, një fushatë solide dhe listën më cilësore. Problemi nuk ishte mungesa e vlerave apo e ofertës politike. Problemi ishte përplasja e këtyre vlerave me një perceptim publik të ndërtuar mbi një realitet krejtësisht imagjinar. U dëshmua përfundimisht se një parti jo-konvencionale nuk “luftohet” me metoda konvencionale” – ka shkruar Gecaj, ndër të tjera.