Lajme

“Zgjelje, zgjelje”/ Dimal Basha ironizon me opozitën: Leni foret, ushtroni, nuk shpenzohen 5 milionë euro për të zënë vendin e dytë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:22 / 25 July 2023
Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka reaguar pas raportit që 51.50% e qytetarëve të Kosovës janë të kënaqur me punën e Kryeministrit, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka ironizuar me opozitën duke i thënë se po flasin për “zgjelje, zgjelje”.

Ai i është drejtuar opozitës duke i thënë që t’i lë foret e të ushtrojë, pasi s’mund të organizojë zgjedhje 5 milionë euro për të parë kush po e zë vendin e dytë.

Postimi i tij i plotë:

𝐕𝐢𝐭𝐢 𝟐𝟎𝟐𝟏: 51.28% të qytetarëve na besuan qeverisjen,

𝐕𝐢𝐭𝐢 𝟐𝟎𝟐𝟑: 51.50% të tyre janë të kënaqur me punën e Kryeministrit!

Sa për kujtesë, këtu nuk përfshihet diaspora!

Çka po dëgjoj diçka, “zgjeLje zgjeLje…”

Leni foret, ushtroni se nuk mundemi me organizu zgjedhje e m’i harxhu 5 mil euro për me pa se kush pe ze vendin e dytë