Lajme

Zhvillim ekonomi, arsim e shëndetësi- Limaj nga Fushë Kosova: Veç vepra

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:43 / 14 December 2024

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka qëndruar në Fushë Kosovë ku ka takuar strukturat udhëheqëse të NISMA-së.

Ai atje ka thënë se zhvillimi ekonomik, arsimi, shëndetësia dhe siguria janë premtimet që kanë për Kosovën.

“Sot në Fushë Kosovë, bashkë me kandidatët për deputet, takuam strukturat udhëheqëse të NISMA-së!Zhvillimi ekonomik, arsimi, shëndetësia dhe, mbi të gjitha, siguria janë zotimet tona për Kosovën. Sikur në gjithë vendin, edhe në Fushë Kosovë, qytetarët duan veçVEPRA, dhe lista jonë garuese për Kosovën fituese është garancë për një shtet të fuqishëm e me dinjitet.#VeçVEPRA“, shkroi ai.