Lajme

Zhvillimet në LDK, Zana Avdiu: Lumir Abdixhiku u sabotua në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:25 / 15 January 2026

Zana Avdiu, analiste në Pressing të T7 dhe autore e emisionit feminist “Zanat”, ka publikuar një video në lidhje me zhvillimet në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Në videon e realizuar për Gazetën Politika, Avdiu ka vlerësuar se Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, është sabotuar në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Madje, Avdiu ka dhënë shembullin e degës së Gjilanit dhe Rahovecit, ku Abdixhiju doli i dyti më i votuari në këto dy degë.

“Unë mendoj që dega e Rahovecit, Gjilanit, Obiliqit, vec sa me i numëru disa degë, ose kanë punu kundër, ose nuk kanë bo fushatë me zell pro Lumirit. P.sh. në Gjilan, ku degën e sundon që një shekull Lutfi Haziri, Lumir nuk është më i votuari i LDK-së. Në Gjilan, Luta është më i votuar se Lumiri, në gjilanin ku LDK-ja, dikur fuqi e madhe, ka vota barabartë me PDK-në. Unë dyshoj që është sabotazh ndaj Lumirit, sepse s’ka logjikë me votu më shumë kryetarin e degës sesa kryetarin e partisë. Kjo ndodh veç kur kryetari i degës nuk e shti në listën prej 10 emrave kryetarin e partisë. E njëjta vlen edhe për Rahovecin, ku Avdullah Hoti është renditur i pari, pra mbi Lumirin me vota” – ka analizuar Avdiu, transmeton Gazeta Politika.https: