10:57 / 14 January 2026
Alban Zogaj, ish-deputet i LDK-së, ka shkruar një status, në të cilin ka shpërfaqur përkrahjen e tij për Lumir Abdixhikun, kryetar i LDK-së.
Zogaj ka vlerësuar se tashmë Abdixhiku ka ofruar dorëheqjen.
Tutje, Zogaj ka shkruar se përpjekjet për të imponuar largimin e kryetarit është e rrezikshme për LDK-në.
“Çdo përpjekje për ta imponuar largimin e kryetarit përmes presionit publik, fyerjeve apo fushatave të orkestruara është e rrezikshme për LDK-në dhe për demokracinë e saj të brendshme” – ka shkruar Zogaj.