Lajme

Zogiani i VV-së kritikon ashpër Lajçakun: Nuk meriton të quhet ndërmjetësues

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:31 / 21 January 2023

Aktivisti i VV-së, Avni Zogiani, ka kritikuar ashpër ndërmjetësuesin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ai ka thënë se diplomati i BE-së është i njëanshëm dhe nuk e meriton të jetë në rolin që ka.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky e ka ndarë pazarin, duke shtuar se Lajçak nuk merr parasysh interesat e Kosovës.

Miroslav Lajçak nuk eshte ndermjetesues dhe s’duhet te quhet keshtu! Ky po e ben arbitrin. Vjen ne Prishtine kerkon asociacion, shkon ne Beograd flet per asociacion e nuk e kerkon pranimin e Kosoves nga Serbia. Ky e ka nda pazarin, e ne kete pazar nuk i shef interesat e Kosoves fare! Nuk i ka krejt fajet ky, sepse keto raporte ne dialog i kane pranuar lideret e mehershem te Kosoves. Mirepo, a quhet ky dialog, negociata, perpjekje per normalizim, kur vete ndermjetesuesi kerkon veç nga njera pale?!”, ka shkruar Zogiani.

Edhe aktivisti tjetër i VV-së, Sadri Ramabaj dje e ka fyer ndërmjetësin e BE-së, duke e quajtur avokat të Serbisë.

Sipas tij, BE-ja urgjentisht duhet ta shkarkon nga pozita e ndërmjetësit të dialogut Kosovë-Serbi.