Lajme

“Zoti i marroftë!”, gjenerali shqiptaro-amerikan i nxjerr me emra politikanët që po punojnë t’ia bëjnë “gjëmën” e madhe Kurtit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:52 / 30 April 2024

Gjenerali shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha, ka hedhur akuza të rënda ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump, presidentit serb Aleksandar Vuçiq, kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe opozitës në Kosovë.

Ai pos tyre, ka akuzuar edhe sekretarin amerikan Antony Blinken dhe ish-ambasadorin amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, se po e duan rrëzimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, përcjell Bota sot.

Sipas tij, kjo po tentohet të bëhet, pas rrëzimit të ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha.

“Çfarë kanë të përbashkët Trump, Grenell, Vuçiq, Edi Rama, Blinken dhe opozita kosovare?

Përgjigja: Të gjithë ata komplotuan kundër VV-së dhe Sali Berishës.

Ata ia dolën të eliminonin Sali Berishën.

Dhe tani po punojnë me kohë të plotë për ta rrëzuar Albin Kurtin.

Zoti i marroftë!”, ka shkruar Maralusha në një postim në Facebook.