Lajme

Zvicra thotë se raporti Kosovë – Serbi është çelësi i Ballkanit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:17 / 28 June 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me  Sekretaren e Shtetit e Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës, Livia Leu.

Në njoftimin e qeverisë thuhet se Kurti e shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës.

Sekretarja Leu e vlerësoi miqësinë vibrante mes dy vendeve dhe shprehu mirënjohjen për kontributin e mërgatës së Kosovës në Zvicër, ajo tha se Kosova është shtet prioritar për Konfederatën Zvicerane.

“Gjatë takimit u ritheksua gatishmëria e të dy qeverive për të konkretizuar edhe më tej bashkëpunimin në ekonomi dhe krijim të vendeve të reja të punës. U theksua se veçanërisht shkëmbimet tregtare dhe investimet në ekonomi mund të rriten”.

“U theksua zgjerimi dhe thellimi i bashkëpunimit sa më të afërt për sigurinë dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor. Sekretarja Leu tha se Ballkani është shumë i rëndësishëm për Zvicrën dhe se raporti ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është çelësi për këtë rajon”, thuhet në njoftim.