Lajme

Zyba, deputetëve të LDK’së: S’keni me mujtë me helmu ushtrinë duke i përfitu milionat kompani të afërta me ju, ka përfundu kjo punë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:12 / 29 September 2024

Deputeti i VV-së, Salih Zyba, ka reaguar ndaj deputetëve të LDK-së që kritikuan një deklaratë të ministrit Svecla.

Ai i është drejtuar deputetes Hykmete Bajrami, Doarsa Kica- Xhelili e Berat Rukiqi.

Zyba u ka thënë se ata nuk kanë mundur ta helmojnë ushtrinë duke i përfituar milionat kompanitë e afërta me ta.

“Hykmete, Doarsa e ti Rukiq, po edhe ju të tjerë reagues, nuk keni me mujtë me e helmu ushtrinë duke i përfitu milionat kompani të afërta me ju. Ka përfundu kjo punë”, ka shkrua Zyba.