Deputeti i VV-së, Sali Zyba, ka reaguar pas deklaratës së Mërgim Lushtakut i cili i ka thënë kryeministrit Kurti që “t’i lidhë zagarët” duke aluduar në zëvendësministrin Durmishi.
Zyba ka shkruar se Lushtaku e ka hallin që do ta lidhin për korrupsion raporton Sot News.
“Ky e paska hallin që do ta lidhin për korrupsion”, ka shkruar Zyba.
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, dje deklaroi se ia kanë prishë planet njerëzve të Sami Lushtakut dhe Ramush Haradinajnt që fitonin miliona në ministri.
“Na jau kemi prish planet shumë grupeve të caktuara që kanë përfituara miliona prej Ministrisë së Infrastrukturës. Qe një shembull, unë mendoj që kush mund të jenë këta: prej Sami Lashtakut dhe njerëzve rreth tij e deri te Ramush Haradinaj dhe njerëzve të tij.
Pas kësaj deklarate ka reaguar deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i ka thënë kryeministrit Kurti që t’i lidhë zagarët.
Ai shtoi se do ta padisë Durmishin, sipas tij, për shpifjet që i ka bërë duke e përmendur Sami Lushtakun.
“Ditëve të fundit ka shpërthyer afera në Ministrinë e Infrastrukturës. Ky supërskandal ka emër e mbiemër. Ajo është e lidhur direkt me udhëheqësit e kësaj ministrie. Tash, për të shpërqendruar vëmendjen, disa zagarë të Albin Kurtit po merren me mua e me babain tim. Hysen Durmishi do të përgjigjet në gjykatë për shpifjet që i bën kur përmend Sami Lushtakun.