Bota

Zyrtari i LDK-së: Shtesat prej 100 euro janë vitra politike

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:18 / 26 April 2022

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkëmb Manaj ka thënë se vendimi i qeverisë për ndarjen e 100 euro për pensionistët, studentët, punëtorët e sektorit publik dhe atij privat janë vitra politike, shkruan Sot News.

Ai në emisionin “Frontal” në T7 ka thënë se ndarja e këtyre mjeteve nuk i bënë zgjidhje askujt.

“100 euro politike për qytetarët e Republikës të Kosovës nuk janë asgjë. Janë shpërndarë 100 milionë euro për qytetarët e Republikës për një muaj. Nuk e  zgjidh problemin e jetesës. Qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë për vitra dhe këto janë vitra politike, sepse nuk shpërndahen 100 milionë euro brenda një muaji sepse askujt nuk i bënë zgjidhje”, ka thënë ai.

“Nuk blihet paqja sociale brenda një muaji”, shtoi më tutje ai, duke thënë që Qeveria duhet që të bëjë zgjidhje afatgjate.