Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka komentuar deklaratën e zëvendëskryeministrit Bislimi ku tha se po kanë vështirësi të gjejnë një kompani të përgjegjshme për ta kryer remontin e bllokut A5 në KEK.
Gjoshi konsideron se papërgjegjësia po vjen nga Qeveria, e jo nga mungesa e kompanive të tilla.
Ai tutje tha se kryeministri Kurti është i papërgjegjshëm ndaj krizës energjetike, dhe të njëjtin e quajti “Albin Kriza”.
“Jo z. Bislimi, nuk ka mungesë të kompanive të përgjegjshme, por ju jeni të papërgjegjshëm. Shefi yt, Albin Kurti është i papërgjegjshëm përballë krizës ekonomike e energjetike të Kosovës. Albin Kurti është Albin Kriza”, reagoi Gjoshi përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë:
Zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi që po çuditë Evropën me rritje ekonomike të Kosovës, paska thënë: “Ka 2-3 muaj që po kemi telash me e gjet një kompani të përgjegjshme, e cila e rehabiliton bllokun A-5”.
Jo z. Bislimi, nuk ka mungesë të kompanive të përgjegjshme, por ju jeni të papërgjegjshëm.
Shefi yt, Albin Kurti është i papërgjegjshëm përballë krizës ekonomike e energjetike të Kosovës.
Albin Kurti është Albin Kriza.
Ju jeni një Qeveri e të papërgjegjshmëve përballë qytetarëve që ua kanë dhënë votën t’i përfaqësoni dhe t’iu shërbeni edhe në kohë të krizave. Sidomos në kohë të krizave.
Ju nuk keni zgjidhje për problemet e qytetarëve, por vetëm fjalë boshe.