Lajme

“Koordinimi” i PDK-së me Serbinë/ Nga Lëvizja Vetëvendosje i reagojnë ashpër Vlora Çitakut

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:41 / 8 August 2022

Pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti se rreziku i një konflikti me Serbinë është i lartë, erdhën reagime të shumta.

Disa nga reagimet ishte ai i Petar Petkoviq  dhe Vlora Çitakut.

E ngjashmëria e reagimeve të këtyre ty personaliteteve, nxiti reagimin e zyrtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogianit.

Ai në një postim në Facebook publikoi deklaratat e Petkoviq dhe Çitaku, ku më pas tha se bazuar në këtë PDK nuk e sheh Serbinë si problem.

“Çfarë koordinimi! Duket se kur këta flasin për “koordinim”, e kanë fjalën këtu!

Edhe në këtë mesele duket se PDK nuk e sheh Serbinë si problem”, deklaroi Zogiani.