Lajme

Përurimi i Unazës së Brendshme, Abdixhiku: Punët e mëdha nuk bëhen me zhurmë, por me vizion e këmbëngulje

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:26 / 18 May 2026

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku bashkë me kandidaten për presidente Vjosa Osmani nga radhët e LDK-së, ishin në përurimi e Unzës së Brendshme të Prishtinës, bashkë me kryetarin e Prishtinës Përparim Rama.

Në këtë fazë, Osmani, Abdixhiku dhe Rama u panë për hereë të parë bashkë.

E Abdixhiku tha se projekti lehtëson qarkullimin dhe lidh lagjet mes vete, duke shtuar se punët e mëdha nuk bëhen me zhurmë, por me vizion e këmbëngulje.

“Sonte, përuruam Unazën e Brendshme të Prishtinës, një ndër projektet më të rëndësishme kapitale në Kryeqytet. Një projekt që lehtëson qarkullimin, lidh lagjet, krijon frymëmarrje urbane dhe i jep Prishtinës ritmin e një kryeqyteti modern. Punët e mëdha nuk bëhen me zhurmë. Bëhen me vizion, punë dhe këmbëngulje”, ka shkruar ai në Facebook.