Lajme

“Brazili kanë me ba stërvitje me Kroacinë”, huqja epike e Ismet ‘Babës’

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:03 / 9 December 2022

Çfarë Botërori i zjarrtë po del të jetë ky që po zhvillohet në Katar, ku Kombëtarja e Brazilit, e cila ishte ndër favoritët për ta fituar trofeun e Kupës së Botës është eliminuar në çerekfinale.

Kombëtarja e Kroacisë ia ka shuar ëndrrën Brazilit për triumf në Kupën e Botës, pasi që e ka eliminuar në çerekfinale me ndihmën e penalltive.

120’ minutat e ndeshjes duke përfshirë këtu edhe vazhdimet u mbyllën me rezultat të barabartë 1:1, ku fituesi u përcaktua me ndihmën e penalltive.

Fillimisht, ishe Neymar ai i cili e kaloi Brazilin në epërsi prej 1:0 në minutën e 105+1’, ndërsa rezultatin në 1:1 e barazoi Bruno Petkovic në minutën e 117’.

Në penallti Kroacia e mposhti Brazilin me shifrat 4:2, ku dy penallti te brazilianët i humbën Rodrygo dhe Marquinhos.

Por, vlen të ceket se trajneri i Prishtinës kur dha parashikimin e kësaj ndeshjeje, tha se Brazili do ta marr si stërvitje ndeshjen kundër Kroacisë.

VIDEO: