Bota

Anëtarë të Kongresit bëjnë thirrje për rritjen e angazhimit amerikan në Ballkan, përmendin dialogun Kosovë-Serbi

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:21 / 5 March 2022

Anëtarët e Kongresit amerikan, 19 sish, thonë se në kushtet e krijuara nga agresioni rus në Ukrainë, është më e rëndësishme se kurrë që administrata e Presidentit Joe Biden të rrisë angazhimin diplomatik në Ballkanin Perëndimor.

Ligjvënësit amerikanë nga të dyja partitë, në një letër dërguar Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken, thonë se Shtetet e Bashkuara duhet të dyfishojnë përpjekjet për konsolidimin e demokracisë dhe për nxitjen e integrimit euro-atlantik të rajonit.

“Integrimi i plotë i Ballkanit Perëndimor në komunitetin transatlantik duhet të jetë përparësi për Shtetet e Bashkuara ndërsa ne përpiqemi të konsolidojnë aleancat tona në gjithë Evropën dhe i kundërvihemi përhapjes dhe ndikimit të regjimeve autokratike, përfshirë atyre të Rusisë dhe Kinës”, thuhet në letër.

Letrën e ka bërë publike kongresistja Dina Titus, e cila në një postim në Facebook ka shkruar se “Ndërsa bota shikon shpalosjen e pushtimit të paligjshëm rus të Ukrainës, është më e rëndësishme se kurrë për SHBA-në të thellojë angazhimin e saj në Ballkan.”

“Sot unë drejtova një letër me kolegët e mi duke i kërkuar Departamentit të Shtetit për të demonstruar gatishmërinë tonë për të mbështetur vlerat demokratike jashtë vendit”, ka shkruar ajo.

https://twitter.com/repdinatitus?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1499830355024613386%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fanetare-te-kongresit-bejne-thirrje-per-rritjen-e-angazhimit-amerikan-ne-ballkan-permendin-dialogun-kosove-serbi%2F

Në letër anëtarët e Kongresit thonë se përpjekjet amerikane duhet të përqendrohen tek rritja e investimeve dhe integrimi i rajonit, angazhimi për integrim të shpejtë në BE, nxitja a dialogut Kosovë-Serbi, zbutja e tensioneve në Bosnje dhe ndihma për demokracinë.

Ndërkohë një nga nënshkruesit e letrës, ligjvënësi nga Nju Jorku Ritchie Torres, ka kërkuar që NATO-ja të anëtarësojë Kosovën në aleancë.

Në një postim në Twitter ai shkruan se “Shtetet e Bashkuara “nuk kanë aleat më të madh se Kosovën në Evropën Juglindore “. /VoA/