Real Estate

Rritet dukshëm vlera e Bitcoin, ja sa kushton tani

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:24 / 5 March 2022

Kriptomonedhat kohëve të fundit janë duke pësuar ulje-ngritje të vlerës.

Pas një periudhe ku vlera e Bitcoin kishte arritur pothuajse pikën më të ulët, tani situata ka ndryshuar dhe vlera e kësaj kriptovalute është ngritur sërish, shkruan lajmi.net.

Sot 1 Bitcoin ka çmim prej 41 mijë e 500 dollarë, një shumë e lartë kjo krahasuar me disa ditë më parë.

Kujtojmë që vetëm para dy ditësh vlera e Bitcoin kishte rënë në 36 mijë dollarë, duke shqetësuar kështu shumë persona që tashmë kanë investuar në të.

Megjithatë, trendi i vlerës së Bitcoin tani ka filluar të ngritet dhe parashikimet janë që të vazhdojë rritja e vlerës së tij.

Pas më shumë se dy javësh, Bitcoin rikthehet në vlerën mbi 40 mijë dollarë.