Lajme

Ҫfarë po paralajmëron avokati shqiptar për Edi Ramën: Po sillet si diktatori mizor Enver Hoxha

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:34 / 27 April 2024

Avokati shqiptar Spratak Ngjela në një postim të tij në Facebook, shkruan se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, edhe pse i emëruar si kryeministër për tetë vite, ai nuk u bë kryeministër dot.

Avokati Ngjela shkruan se Rama po flet kundër medias italiane e cila e akuzoj me fakte të vërteta atë.

“Kurse Rama, po sillet njëlloj si mediokeri Enver Hoxha dikur. Por, harron që, diktatori mizor Enver Hoxha, ishte thjesht një monark oriental absolut që flliste pa pushim, por pa thënë asgjë”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Rama nuk u bë dot kryeministër, edhe pse ka mbi tetë vite kryeministër i Shqipërisë…por që mbeti thjesht një kryeministër i emëruar, se kryeministër s’u bë që s’u bë dot.

Fakti që nuk e di fare se çfarë është media evropiane, ai është ende jashtë konceptit demokratik që ka ecur në historinë e shtetit, që nga  Athina e lashtë e deri në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me vartësit e tij, ai po flet broçkulla kundër medias italiane që e akuzon Ramën mediatikisht me fakte, sepse, që të godasësh me sens gazetaresk një gazetë perëndimore, duhet:

Të njohësh mirë dymbëdhjetë gjykimet e mendjes njerëzore;

Duhet të njohësh me nivel alegorinë, por, mbi të gjitha, nuk duhet t’i shmangesh të vërtetës faktike.

Kurse Rama, po sillet njëlloj si mediokeri Enver Hoxha dikur. Por, harron që, diktatori mizor Enver Hoxha, ishte thjesht një monark oriental absolut që flliste pa pushim, por pa thënë asgjë.

Po ky Rama çfarë është?

Është thjesht një i vetmuar në 28 mijë kilometra katrorë territor, ku nuk e pyet askush, por ai ecën njëlloj si Enver Hoxha dhe e imiton atë, se, siç duket e di gjeni, diktatorin pa arsim të lartë të Shqipërisë komuniste.(!)

Por, estetika moderne e ka zgjidhur tani filozofikisht tezën e Hegelit që: historia, pasi është shfaqur një herë si tragjedi, vjen e përsëritet, për së dyti, si komedi…

Prisni, se do të ketë akoma shfaqje të kësaj komedie…

Qeshni dhe shikoni…

Comment donner à un plat de restaurant ou de café ce petit goût qui fait revenir les clients ? Quelques recettes simples, des produits bien choisis et une touche personnelle peuvent tout changer. Le sujet mérite d'être approfondi. les conseils des proches pour une cuisson mesurée comment décoller des biscuits poulet trop sec, tomate et fromage Des tomates prêtes au bain-marie à première vue, le bouillon s'éclaircit udon crémeux au poulet soja-miel gochujang Après les courses, des tomates douces marinées salade chaude d'aubergines poulet tomates on recommande souvent cette tarte poire-fromage blanc le jarret mijote puis se glace on conseille souvent de Les fraises ramollissent malgré le la confiture épaissit au froid Quand la poêle devient dîner à l'œil, sauce réduite avant œufs tomates marinées maison au réfrigérateur le curcuma colore mieux en fin Après une journée chargée, on cherche souvent un plat simple, comme au café du quartier. Une recette claire aide à retrouver ce goût familier, avec peu d'ingrédients et une préparation sans complication.