Lajme

Murati: Përmes ‘’Superpunës’’, për 8 muaj mbi 7 mijë të rinj të punësuar

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:45 / 14 November 2023

Ministri i Financave,Punës dhe Trasfereve, Hekuran Murati ka folur për edhe njëherë për platformën ‘’Superpuna’’.
Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Murati u shpreh se për 8 muaj mbi 7 mijë të rinj janë punësuar përmes kësaj platforme.

Më tutje Murati ka thënë se në total janë mbi 5 mijë biznese që kanë përfituar nga skema e mbështetjes për punësimin e të rinjve.

Postimi i plotë:

Superpuna në shifra, për 8 muaj operim: 7,786 të rinjë përfitues të punësuar.

Prej tyre:

3,914 vajza

3,872 djem

Në total janë 5,832 biznese që deri më tani kanë përfituar nga skema e mbështetjes për punësimin e të rinjve.Qeveria për Rininë!Qeveria për Ekonominë!