Lajme

Kryediplomati kroat: Liberalizimi i vizave për Kosovën, është një hap i madh përpara

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:54 / 14 November 2023

Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grlic Radman, ka thënë se liberalizmi i vizave për Kosovën është një hap i madh përpara.


Zgjerimi i unionit evropian, është prioritet i Bashkimit Evropian ka theksuar kryediplomati kroat në një takim me ministrat e Jashtëm të BE-së në krye me Josep Borrell, shefin e diplomacisë evropiane.

“Pasdite do të takohemi me kolegët nga Ballkani Perëndimor, për t’u treguar gatishmërinë dhe vendosmërinë për rajonin.

Zgjerimi, është ende prioritet i BE-së por për ta bërë të tregim suksesi, çelësi është tek përmbushja e kritereve, implementimi i reformave të nevojshme dhe rreshtimi me vlerat e dhe standardet e BE-së.

Marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal mbesin esenciale. Shpresojmë të shohim progres deri në fund të vitit, ose vitit të ardhshëm në veçanti kur bëhet fjalë për hapjen e negociatave për anëtarësim me Bosnjë e Hercegovinën dhe hapjen e kapitullit të parë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Dhe gjithashtu, i shumëprituri liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, prej janarit 2024, është një hap i madh përpara”, ka thënë Grlic Radman.

Po dolgem dnevu hitro pripravimo preprost obrok, ki nas nasiti. Vredno je podrobneje spoznati zdrave recepte za vsak dan. na kruhu je to bolj marmelada Pogosta napaka je, da pri kuhanju zanemarimo razmerja. Z nekaj svežimi sestavinami lahko pripravimo okusen obrok, ki nas tudi nasiti.