Lajme

Deputeti Ardian Kastrati: Veriu po shkëputet nga Kosova

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:24 / 8 December 2022

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, në rrjetin social Facebook, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend.

Kastrati, është shprehur se më e mira për vendin, sipas tij është që Qeveria Kurti të largohet dhe se ajo nuk kupton nga kritikat intelektuale.

Kjo për shkak se sipas tij janë Qeveri e kalamajve që ka ardhur në pushtet me gur e flakë.

Në shkrimin e tij Kastrati, ka përmendur disa pika që sipas tij janë tregues pse kjo Qeveri duhet të largohet.

Postimi i plotë:

KURTI E SVEÇLA NË DILEMË: A ME LUFTU ME TERRORISTAT NË VERI APO ME JU SHQIPTU GJOBA PËR TARGAT SERBE PËRDERISA ATA TRANSPORTOJNË BOMBA 🙂

Miq,

çuditem kur dikush (disa edhe nga opozita) mundohen të kritikojnë këtë qeverinë e kalamajve kështu nga nivele intelektuale e akademike, me qasje kinse konstruktive e deri përmes vargjeve e poezive.

Si mundet dikush që ka ardhë në pushtet me gur e flakë nga rruga e dhunë ndaj institucioneve të mësohet për politikëbërje?

Duhet më thjeshtë:

KJO QEVERI DUHET TË SHPORRRET. Sa më shpejt aq më mirë për Kosovën!

Ja shumë arsye vetëm gjatë ditëve të fundit:

*
Bomba në institucione të Kosovës në Veri;

*
Bomba në lagjen ku banojnë shqiptarët në Veri;

*
Shpërngulja e familjes së parë shqiptare nga Veriu ndodhi;

*
Qytetarët shqiptarë bëjnë roje natën në Veri;

*
Sveçla i jep lajmet në Prishtinë;.

*
Kurti në vend që me e thirr Këshillin e Sigurisë udhëton jashtë shtetit kur në Veri ka gati gjendje lufte;

*
Nga një situatë kur në të kaluarën në Veri organizoheshin zgjedhje (6 herë) me Kushtetutën e Kosovës, ku kishim polici e gjyqe të Kosovës (sado e brishtë që ishte) kaluam pothuajse në gjendje lufte;

*
Skenari ruso-serb për Veriun po realizohet;

*
Veriu tanime po shkon drejt një autonomie territorriale dhe defakto po shkëputet nga Kosova. Kurti e Sveçla e dorëzuan 17% të territorrit të Kosovës për disa teneqe (targat). Me apo pa qëllim tani kjo sështë me rëndësi;

*
Në QKUK vrahet gruaja shtatëzënë Mister Non-Grata ( Sveçla) as që e mendon dorëheqjen;

*
Vjedhen provat e Astrit Deharit Miss Non-Grata( Albulena Haxhiu) as që mendon dorëheqjen;

*
Ofanziva e përuljes së qytetarit vazhdon. VV nuk voton as Trustin;

*
Jeta vazhdon. Komandantat e FB që i shajnë shqiptarët tani janë të gatshëm me çliru Veriun;

*
Militanti i VV-së i sheh në minimarket disa produkte ushqimore me çmime për hava dhe kthehet në shtëpi pa i ble gjysmën.

Barku i dhemb nga këto fakte reale që i rendita më lart.

Megjithatë, ai me inati vazhdon që në mungesë të disa produkteve ushqimore të ushqehet me faktin që disa parti janë në opozitë.

Ok shumë mirë, zgjedhja e tij….atëherë i bëftë mirë!