Lajme

“Me mish e me shpirt po mundohen t’i ruajnë vrasësit e Astrit Deharit”/ Tomë Gashi reagon pas zhdukjes së mostrave

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:16 / 8 December 2022

Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mbajtur sot një konferencë të jashtëzakonshme për media ku deklaroi se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga laboratori i Toksikologjisë në kuadër të IML-së.

Duke folur në lidhje me këtë çështje ministrja Haxhiu ka njoftuar se i di emrat e personave të cilët kanë qasje në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), pas zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit.

E për Tomë Gashin, avokat i familjes Dehari, asgjë nuk është e rastësishme!

Sipas tij, vjedhja e provave ne Institutin e mjekësisë ligjore e vërteton edhe njëherë se prapa vrasjes se Astritit qëndrojnë grupe mirë të organizuara kriminale.

“Fshehja e vrasjes se Astrit Deharit është diçka që e kanë pase qellim grupet e organizuara Kriminale që nga momenti i vrasjes se tij me 5 Nëntor 2016 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Nuk është e rastësishme që këta vetëm 30 min pas vrasjes se Astritit e kualifikuan si Vetëvrasje sepse ishin ne ndikim te shefave te tyre Politik.

Nuk është e rastësishme që Kryeprokurori i atëhershëm i Prokurorisë Themelore në Prizren z. Syle Hoxha vetëm disa dite pas vrasjes së Astritit Tentoi që ta mbyll si Vetëvrasje. I njëjti është përmendur edhe në aferën Pronto për arsye që të gjitha i dimë.

Nuk është e rastësishme që në Burgun e Prizrenit kishte dyer të fshehta që të dërgonin në ndërtesën e Policisë ku sipas Familjareve të Naser Makollit i cili ishte në qeli me Astritin për 78 dite, Astriti natën merrej në pyetje nga dikush por jo zyrtarisht”, ka potencuar.

Po ashtu, Gashi ka thënë nuk është e rastësishme as Vdekja e Naser Makollit në Qendrën e Paraburgimit ne Lipjan, i cili u dërgua nga Qendra e paraburgimit ne Prizren se bashku me Gardianet e Qendrës së paraburgimit në Prizren të cilin nuk e lan vet asnjë moment deri sa edhe ai vdiq ne burg!

“Nuk është e rastësishme që Instituti i mjekësisë ligjore në Zvicër e vërtetoi vrasjen e Astrit Deharit duke e eliminuar teorinë e Vetëvrasjes dhe duke gjetur ADN të personave të tretë.

Nuk është e rastësishme që ekspertiza shtrenjtë e Instituti i Mjekësisë Ligjore në Zvicër e konfirmoi ekspertizën e mëhershme dhe e vërtetoi atë që supozohet që në Zvicër janë dërguar prova të manipuluara.

Nuk është e rastësishme që për ta manipuluar opinionin kamerat e sigurisë së Korridorit të Burgut në Prizren para se ti ketë edhe vet Prokuroria u publikuan në një Televizion në Prishtinë”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, nuk është e rastësishme që vrasjen e Astrit Deharit me mish e me shpirt po tëntojnë që ta fshehin në çdo menyrë ata të cilët për Arsyje që vetëm ata i dinë po mundohem me i “ruajt” vrasësit e Astritit

“Nuk është e rastësishme që vrasjen e Astrit Deharit me mish e me shpirt po tentojnë që ta fshehin në çdo mënyrë ata të cilët për arsye që vetëm ata i dinë po mundohem me i “ruajt” vrasësit e Astritit, Shtytësit në Vrasje dhe ata që po e fshehin Vrasjen për me tepër se 6 vite.

Nuk është e rastësishme që të vidhen edhe provat ne institucionin e mjekësisë ligjore në Prishtinë.

Familja e Astrit Deharit dhe shpirti i Astrit Deharit kërkon DREJTESI!”, ka potencuar Gashi.

Med cvrtjem in kuhanjem na pari je razlika večja, kot se zdi: prvi način poudari hrustljavost, drugi pa ohrani več hranil. Kako izbrati najboljši pristop za okusne in zdrave recepte, je vredno podrobneje raziskati. Jeseni za gladek pire brez mešalnika Poceni dodatek izboljša okus pireja predolgo kuhanje kozic uniči teksturo Majhna podrobnost, ki jo pogosto spregledamo, lahko spremeni ves recept: prava temperatura sestavin. Z njo bodo zelenjava, stročnice in zelišča ohranili več okusa ter hranil.