Ballina

Pacientët e Onkologjisë detyrohen të hyjnë në borxh, ilaçet i sigurojnë vet

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:44 / 6 January 2023

Për tri vjet, Isa Tolaj, e merr rrugën nga Deçani për në Prishtinë, për ta sjellë bashkëshorten e tij në Klinikën e Onkologjisë. Ai si çdo familjarë që merr shërbime në këtë Klinikë, detyrohen t’i blejnë vetë ilaçet që shpesh herë kanë kosto të lartë.

Ata shpjegojnë se pothuajse çdo javë mungon ndonjë ilaç, ndërsa sasitë e mëdha që do t’i marrin janë barna tjerë që shfrytëzohen si zëvendësim, raporton EO.

Disa kanë pranuar të flasin para kamerës, e disa të tjerë kanë thënë se për të siguruar një ilaç janë detyruar të hyjnë edhe borxh.

EO mëson se javë më parë klinika ka mbetur pa ilaçin Herceptine, ndërsa tani nuk ka Imunoterapi.

Nga ShSKUK-ja nuk kanë dashur të flasin për këtë, teksa thirrjeve telefonike nuk iu është përgjigjur as drejtoresha e ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu-Raci.